Belinda Balluku reagon për herë të parë pas largimit nga kabineti qeveritar: “700 tenxheret politike mediatike e mbytën miletin”

Politikania e lartë socialiste Belinda Balluku ka reaguar për herë të parë pas vendimit të marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, për largimin e saj nga kabineti qeveritar, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ajo ka shpërndarë një shënim të kryeministrit Edi Rama, i cili mëngjesin e kësaj të shtune reagoi dhe vetë për herë të parë për izolimin e juglindjes, për shkak të shembjes së rrugës në Dragostunjë.

Pavarësisht se nuk është më në detyrë, Belinda Balluku u ka dhënë zë fjalëve të Edi Ramës për kantierin e aksit të ri të Korridorit VIII (Elbasan – Qafë Thanë), një vepër e madhe infrastrukturore që ka nisur gjatë drejtimit prej saj të MIE.

Belinda Balluku reagon për herë të parë pas largimit nga

Kryeministri Edi Rama ka vendosur këtë të enjte të riformatojë gjysmën e kabinetit qeverisës, me një nga vendimet e tij më surprizuese, teksa socialistët ishin “ngujuar” prej 9 orësh në Pallatin e Brigadave dhe ministrat u shpalosnin qytetarëve objektivat për të ardhmen.

Ashtu siç ai di të bëjë në fakt, kryeministri i habiti të gjithë ata që prisnin se çfarë do të vendosej për fatin politik të Belinda Ballukut, e cila është pezulluar nga detyra e Zëvendëskryeministres me kërkesë të SPAK, si e akuzuar për disa vepra penale.

Vendin e Ballukut si zëvendëse e Edi Ramës e gëzon tashmë Albana Koçiu, kurse postin ministror e ka marrë Enea Karakaçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT