Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Deputeti demokrat Belind Këlliçi, ka komentuar mbledhjen e mbajtur këtë të hënë të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën anëtarët e PD kanë dalë me deklarata të kundërta me palën socialiste.
Sipas Këlliçit, pritet që brenda dy ditëve të ardhshme Edi Rama të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme të PS, për të finalizuar disa ndryshime në qeveri.
“Në mbledhjen e sotme pati një zhvillim tronditës. Pati një informacion se SPAK tha se dëshmitarët të përfshirë në këtë dosje nuk janë intimiduar vetëm nga Balluku, por edhe eksponentë të krimit të organizuar. Kjo fakton atë që ne si opozitë e kemi thënë, investitorët strategjikë në vendin tonë nuk bëhen kompanitë e mëdha të huaja, por kjo përdoret për klientët e qeverisë, për persona në burg, favorizon kartelet.