Ambasada publikon SHKRESËN me firmë të Elisa Spiropalit, intelektualë e diplomatë gjejnë gabimet drejtshkrimore: Përfaqëson Shqipërinë, korrigjojeni!

Ambasada e Shqipërisë në Amerikë ka publikuar në llogarinë e saj shkresën që mban firmën e shefes së diplomacisë shqiptare, Elisa Spiropali, për përfaqësimin e vendit tonë në Bordin e Paqes për Gazën, nga kryeministri Edi Rama.

Mirëpo, Instrumenti i Ratifikimit – siç quhet kjo marrëveshje ndërkombëtare – ka gabime drejtshkrimore që janë evidentuar nga intelektualë e diplomatë që kanë komentuar në llogarinë publike të ambasadës tonë në Uashington.

“Sot, Shqipëria depozitoi pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”,- shkruhet në tekstin shoqërues, ndërsa në shkresë është gabim.

Ambasada publikon SHKRESËN me firmë të Elisa Spiropalit,

Gabimi drejtshkrimor ne shkresen me firmë të Elisa Spiropalit

Instrumenti i Ratifikimit në dokumentin zyrtar që përfaqëson Republikën e Shqipërisë, është shkruar: INSTRUMENT RATFIKIMI.

Gazetarë, intelektualë dhe madje vetë diplomati Virgjil Kule, kanë komentuar në postimin e Ambasadës së Shqipërisë në Amerikë, duke vënë në pah gabimin drejtshkrimor dhe kërkojnë korrigjimin e shkresës, sepse ajo përfaqëson vendin.

Sipas ligjit për “PËR MARRËVESHJET NDËRKOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, përgjegjëse për hartimin e këtij Instrumenti Ratifikimi është Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e drejtuar nga Elisa Spiropali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT