Alienët ekzistojnë? Trump i jep urdhrin “e çuditshëm” Pentagonit: Filloni procesin e identifikimit dhe zbulimit të dokumenteve qeveritare që lidhen me format e jetës jashtëtokësore

Donald Trump, ka udhëzuar së fundi shefin e Pentagonit, Pete Hegseth dhe agjecitë e tjera përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit dhe publikimin e dokumenteve qeveritare që lidhen me jetën jashtëtokësore dhe objekteve fluturuese të paidentifikuara.

Lajmin e bëri të ditur Trump përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”.

“Duke pasur parasysh interesin e madh, do t’i jap udhëzime Sekretarit të Mbrojtjes dhe të gjitha departamenteve dhe agjencive përkatëse që të fillojnë procesin e identifikimit dhe zbulimit të dokumenteve qeveritare që lidhen me format e jetës jashtëtokësore, fenomenet anomale të paidentifikuara dhe objektet fluturuese, si dhe çdo informacion tjetër që lidhet me këtë temë shumë komplekse, por jashtëzakonisht interesante dhe të rëndësishme. ZOTI E BEKOFTE AMERIKËN!”, shkroi Trump.

Pas deklaratës së ish- presidentit Barack Obama, i cili u shpreh se UFO-t ekzistojnë por vet nuk i ka parë, tema e alienëve u kthye në kryefjalë të mediave amerikane.

Alienët ekzistojnë? Trump i jep urdhrin “e

Postimi i Trump

Back to top button
LAJMET E FUNDIT