Agjentët e BKH-së zbarkojnë në Autoritetin Portual, sekuestrohen dosjet me dokumentat për Portin e ri në Porto Romano

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar dosjen e tenderit për ndërtimin e Portit të Ri në Porto Romano, një projekt me vlerë 400 milionë euro.

Burime për mediat bëjnë me dije se agjentët e BKH-së kanë mbërritur në zyrat e Autoritetit Portual ku dhe kanë bërë të mundur sekuestrimin e dokumentacionit përkatës. Hetimet po fokusohen në dyshimet për abuzime dhe paracaktim të fituesit në këtë procedurë.

Tenderi u shpall në dhjetor 2024 dhe në garë morën pjesë pesë operatorë ndërkombëtarë, por në fazën e parakualifikimit u skualifikuan disa nga konsorsiumet më të mëdha europiane, përfshirë Jan De Nul, Vinci dhe Van Oord. Më 14 mars 2025, Jan De Nul dhe Vinci paraqitën ankesë në Komisioni i Prokurimit Publik, por ajo u rrëzua.

Aktualisht në garë ka mbetur vetëm Archirodon, përmes filialit të saj qipriot, e cila pritet të paraqesë ofertën financiare brenda afatit të përcaktuar.

Lidhur me këto zhvillime të fundit nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT