“92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu” Vijojnë përplasjet virtuale mes Ramës dhe gjyqtarëve, kryeministri: Detyruan sigurimet të kryejë pagesat nga fondi i pensioneve

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në llogarinë e tij në rrjetin social “X”, përmes së cilit është shprehur se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të personave të sistemit të drejtësisë të hequr nga vettingu, duke u dhënë kështu një trajtim financiar prej 12 milion eurosh.

“A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!” ka shkruar Rama. I cili më tej është shprehur se këto vendime për më tepër janë dhënë me urdhër ekzekutime jo me vendim të formës së prerë, e për rrjedhojë Instituti i Sigurimeve Shoqërore është detyruar të kryejë pagesat nga fondi i pensioneve.

“Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit 92, që do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër… Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme!” është shprehur më tej Rama.

Kujtojmë se që prej kërkesës së gjyqtarëve pwr rritjen e pagave, përplasjet virtuale mes tyre dhe Ramës kanë qënë jo të pakta.

Postimi i plotë:

A e dini se gjykatat kanë dhënë deri më tani 92 raste në favor të llumit të pastruar nga vetingu, duke u dhënë një trajtim financiar prej rreth 12 milionë Eurosh nga buxheti i shtetit – pra duke i trajtuar jo si fajtorë, po si viktima që duhen dëmshpërblyer?!

Akoma më keq, këto vendime gjykatash janë dhënë me urdhër ekzekutimi pa marrë vendimi formë të prerë (në Gjykatën Administrative të Apelit), duke e detyruar ISSH-në që nga fondi i pensioneve të kryejë pagesat për shkak të vendimit me ekzekutim!

Dhe ndërkohë, radha për të marrë lekë nga taksat vazhdon edhe përtej këtij numrit 92, që do të thotë se ato 12 milionët mund të shkojnë shumë më tepër… Kjo quhet pavarësi e papërgjegjshme!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT