38 vjeçari nga Berati zhduket në Greqi, familja kërkon ndihmën e shqiptarëve për Ervisin

Ervis Mbërsi, një 38 vjeçar nga Berati, rezulton i humbur në zonën e Larisas në Greqi prej 22 Shkurtit. Autoritetet në vendin fqinj janë njoftuar nga vëllai i shqiptarit dhe kanë nisur kërkimet, derisa dje kanë gjetur makinën dhe xhaketën e tij në një zonë tjetër.
Familja në Berat u është drejtuar mediave, duke kërkuar ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë apo di diçka për Ervisin.
Ata kanë frikë se jeta e tij mund të jetë në rrezik ndaj janë vënë në dispozicion dy numra celulari; 0683689363 ose 0695662716, duke u bërë thirrje shqiptarëve që nëse e kanë parë Ervis Mbërsin t’i kontaktojnë.
Sipas mediave greke, ditën e djeshme makina dhe xhaketa e tij janë gjetur në Agiokampos. 38 vjeçari ka flokë të shkurtër te zinj, sy kafe, është 1.70 m i gjatë dhe me peshë normale. Familja e tij jeton në Berat, ndërsa Ervisi dhe i vëllai jetonin në Greqi.