12 vjet në krah të Edi Ramës, Engjëll Agaçi kaloi njëherë “në fije të perit”, operacioni në zemër shkaktoi ndalim të funksionit të mushkërive! Kush është gruaja që e zëvendëson

Engjëll Agaçi raportohet se është tërhequr nga detyra si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Pas më shumë se një dekade krah Edi Ramës, ai ka vendosur t’i përkushtohet më shumë vetes, për shkak edhe të problemeve shëndetësore.
Një vit më parë, ishte vetë Edi Rama se sqaroi se Sekretari i Përgjithshëm ishte duke u përballur me një situatë shëndetësore jo fort të lehtë, sipas tij, “në fije të perit”.
Siç bëhet me dije jozyrtarisht nga godina qendrore qeveritare, kjo është dhe arsyeja që Engjëll Agaçi ka vendosur të tërhiqet nga detyra me vullnetin e tij, më shumë se 12 vite pasi ju bashkua Edi Ramës më 15 Shtator 2013 kur ai erdhi për herë të parë në pushtet.
Në të njëjtën periudhë të vitit, në fundshkurtin e 2025, opozita doli me reagime të rrufeshme dhe vetë lideri demokrat Sali Berisha lajmëroi se Engjëll Agaçi ishte arratisur nga Shqipëria.
Megjithatë, pak ditë më pas, në Mars 2025, Edi Rama doli me zë e figurë krah bashkëpunëtorit të tij dhe tha se ndërkohë që opozita pretendonte për arratisje, Agaçi “ishte në fije të perit në reanimacion me frymëmarrje të drejtuar, pas një operacioni në zemër që pasoi nga një ndalim i funksionit të mushkërive.”
Tani, vendin e tij në Kryeministri e ka marrë Elsonida Rama, e cila newsbomb.al mëson se deri tani ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Kodifikimit dhe Harmonizimit të Legjislacionit, pranë Ministrisë së Drejtësisë.