12 vite torturë në Siri! Si u riatdhesua Eva Dumani, drita jeshile iu dha nga Erdogan, DETAJE tronditëse: 30 shqiptarë po mbahen në burg, mes tyre gra e fëmijë

Historia e rikthimit të Eva dhe Endri Dumani pas 12 vitesh tortura në Siri, është vënë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare.
Pasi vuajtën bashkë në kampet e Sirisë, aty ku humbën babanë dhe gjyshen e tyre, motër e vëlla ia dolën të riktheheshin pranë mamasë së tyre në Shqipëri.
Perosna që kanë qenë në dijeni të rikthimit të saj në Shqipëri, tregojnë kompleksitetin e çështjes si në aspektin diplomatik ashtu dhe të përfshirjes së aktorëve të inteligjencës shqiptare dhe turke.
Pas 12 viteve jetë në Siri, nga të cilat 6 i kaloi në kampin Al-Hol, ajo mundi të largohej nga ky kamp në dhjetorin e 2024 kur forcat eopozitës siriane rrëzuan regjimin e Bashar Al Asaadit.
Mbrëmjen e 4 shkurtit, mësohet se Eva Duamni ka mbërritur në qytetin turk Kadana, në kufi me Sirinë ku u prit nga daja i saj, Xhetan Ndregjoni. Në lidhje me këtë, mësohet se autoritet turke janë njoftuar nga partnerët shqiptarë në dijeni të mbërritjes së saj.
Ndërsa mësohet se Eva dhe daja i saj janë mbajtur nën vëzhgimin e inteligjencës turke për të siguruar se çfarë do të bënin gjatë qëndrimit në territorin e Turqisë. Siç e ka pohuar dhe vetë Ndregjoni, mbesa Eva është intervistuar me detaje nga agjencitë ligjzbatuese turke. Ndërsa ambasada shqiptare në Ankara ka punuar me autoritetet turke për procedurën e udhëtimit të saj në drejtim të Shqipërisë.
Burime për Top Channel pohojnë se ky ishte një rast me sensibilitet të lartë deri në presidencën turke, të cilët kur kanë mësuar se gjithçka ishte ok në aspektin e sigurisë, kanë dhënë dritën jeshile të largimit të Evës nga Turqia.
Shqipëria në 6 vitet e fundit realizoi 4 operacione të riatdhesimit të grave dhe fëmijëve nga Siria. Opracioni më i fundit daton në majin e 2022, kur qeveria shqiptare e përfaqësuar nga antiterrori shqiptar nënshkruajti një marrëveshje me autoritet lokale duke mundësuar kthimin e 13 grave dhe fëmijëve shqiiptarë. Por dhe në këtë rast Eva Dumani bashkë me disa gra shqiptare të tjera nuk dëshiruan të ktheheshin.
E rritur para kohe mes të vujatjeve në Siri, e mbetur jetime me të vëllanë pasi iu vra babai Shkëlzeni e më pas po atje i vdiq gjyshja, adoleshentja shqiptare hartoi një listë tejet të rëndësishme me emrat e grave dhe fëmijëv shqiptarë në kampin e ferrit Al-Hol. Këtë listë vajza ia k atreguar më të parit dajës së saj e më pas u dorëzua te Policia e Shtetit që këta të kenë një panoramë më të qartë të shtetasve shqiptarë në Siri.
Aktualisht thuhet se në Siri vijojnë të jenë 22 gra dhe fëmijë si dhe 8 burra shqiptarë që mbahen në burg.
Ardhjen e Evës në Shqipëri Ministria për Europën dhe punët e jashtme e quajti si një operacion të shtrirë në kohë i realizuar me mbështetjen e partnerëve.