1 orë “kokë më kokë” më zyrën e tij, Albin Kurti tregon çfarë bisedoi me kryeministrin Edi Rama

Kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë përfunduar takimi një 1-orësh që kanë zhvilluar këtë të hënë në Prishtinë, në kudër të një vizite pune që Rama ka nisur sot në Kosovë. Ai është takuar fillimisht me Presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti.
Kreu i qeverisë së Kosovës, ka ndarë pamje nga ceremonia e pritjes së Edi Rama dhe tregon shkurtimisht se për çfarë kanë biseduar.
“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”, thuhet në reagimin e kryeministrit Albin Kurti.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në mesditë një takim zyrtar me Presidenten Vjosa Osmani dhe më pas ka marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.
Kjo është vizita e parë e kreut të qeverisë shqiptare në Kosovë për këtë vit dhe përkon me 18 vjetorin e shpalljes së Kosovës, Republikë.