Zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe punonjësit të policisë që u plagos në atentat

Një atentat ka ndodhur sot pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos Mustafa Sheqeri. 

Gilmando Dani dhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Mustafa Sheqeri, më 7 nëntor kishin udhëtuar drejt Barcelonës. 

Ata janë kthyer në Shqipëri sot, në 11 nëntor. Gazetari i A2CNN, Igli Çelmeta, shprehet se këta dy persona kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin. 

“Janë miq prej kohësh, prandaj dhe po udhëtonin së bashku jashtë shtetit”, tha Çelmeta. 

Ndërkohë, mësohet se automjeti tip Benz me të cilin po udhëtonin kur u krye atentati është në pronësi të një personi të tretë. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT