Vlonjatët festojnë për herë të dytë këtë sezon, Flamurtari mund Bylisin me rezultatin 0-1

Flamurtari i’a doli ditën e sotme të marrë një tjetër fitore në kategorinë Superiore.

Pas Vllaznisë të cilën e mundi dy javë më parë, ditën e sotme Flamurtari arriti të mundë edhe Bylisin në shifrat 0 me 1. Në stadium, por edhe në qytetin bregdetar ka nisur festa e tifozëve.

Para kësaj ndeshjeje, Flamurtari luajti kundër Elbasanit në Vlorë, ku u mund me rezultatin 0 me 1.

Menjëherë pas ndeshjes, shpërtheu dhuna dhe kaosi në qytetin bregdetar, mes tifozerive të dy ekipeve.

Policia ‘blindoi’ zonën përreth stadiumit, për të ruajtur qetësinë mes tifozerive. Tifozët e Elbasanit thyenë stolat e stadiumit të Flamurtarit dhe i hodhën ato në rrugë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT