VIDEOLAJM/ Jo vetëm marrëveshje, Edi Rama u puth me Giorgia Melonin dhe një grua tjetër! Detaje nga vizita në Romë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një video përmbledhëse nga vizita e tij në Itali, ku u zhvillua dhe mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive.
Përtej marrëveshjeve që u nënshkruan mes dy vendeve, ajo që bie në sy është afrimiteti që Kryeministri Edi Rama ka me homologen italiane, Giorgia Meloni. Edi Rama, me të zbritur nga makina puthi këtë të fundit, por nuk ishte e vetmja.
Në hyrje të godinës qeveritare, Edi Rama puthi dhe një grua, ndërsa pjesës tjetër të delegacionit pritës i dha vetëm dorën.
Liderët e dy vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni vlerësuan raportet mes dy vendeve duke e quajtur një ditë historike mbledhjen e dy qeverive. Dy homologët firmosën 16 marrëveshje, në fushën e sigurisë, mbrojtjes, shëndetësisë dhe infrastrukturës.