VIDEO/“Shko vetë në …”, çfarë i pëshpëriti djali i Trump ish-presidentit Joe Biden në vesh? I vëllai i shuan kureshtjen një bote

Në inaugurimin e Donald Trump si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një moment që bëri kuriozë një botë ishte një shërngrim duarsh mes ish-presidentit Joe Biden dhe djalit më të vogël të Trump, Barron. Joe Biden është figura më e sulmuar nga Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore, por dhe tani.

Vëllai i Barron, Eric Trump i ftuar në emisionin “The Megyn Kelly Shoë”, ka zbuluar diçka më shumë nga ajo bisedë, ku në media u aludua dhe për një fyerje të mundshme nga ana e Barron drejtuar Biden.

Mediat dhe ekspertët e leximit të buzëve spekuluan se Barroni, atëherë 18-vjeçar, i kishte thënë Biden-it diçka të ashpër, si “shko vetë në…”, duke e interpretuar si një fyerje të hapur.

Por, sipas Eric-it, realiteti ishte krejt i kundërt. “Një mbrëmje e telefonova Barron-in dhe e pyeta: ‘O mik, çfarë i the vërtet?’ Dhe ai më tha diçka aq të sjellshme sa pothuajse nuk e kuptova menjëherë, diçka si ‘Urime dhe shumë suksese ty’ ose e ngjashme. Një gjë plotësisht me respekt,” rrëfeu ai, duke theksuar se vëllai i tij nuk është tip që futet në konfrontime.

Barron-i nuk e ka këtë brenda tij. Është një djalë i mirë. Ndoshta e mendon, sigurisht e ka këtu lart duke treguar në kokë, por është aq i sjellshëm sa nuk do ta thoshte kurrë me zë,” shtoi Eric-i. “Barron-i është një fëmijë vërtet i mirë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT