VIDEO/ “Niko na iku”, Zegjine Çaushi nuk i ndal “bëmat” në Kuvend, braktisjen e opozitës e cilëson “bastisje”

Deptuetja e re e Partisë Socialiste, Zegjine Caushi ‘prodhon’ më tepër lajme se vetë forca politike ku bën pjesë. E njohur që në fushatën e parlamentareve të 11 majit me historinë e saj gazmonre me kundërshtarin politik të Fierit, Gazment Bardhi, Zegjine vijon të mbetet në qendër të vëmendjes për gafat gjatë fjalimeve në Kuvend.

Në përmbyllje të seancës parlamentare maratonë të 30 tetorit, Caushit çohet në foltore, dhe duke nisur fjalimin në mënyrën tradicionale ‘I dashur kryetar i Kuvendit, të dashur kolegë’, ‘harron’ që në ato momente në karrigen e Niko Peleshit ishte ulur zëvendësuesja e tij.

Por nuk mbaron me kaq. Në vijim të fjalës, Caushi përmend opozitën, të cilët në shenjë revolte u larguan nga salla e Kuvendit. Mirëpo, deputetja fjalën braktisje e cilëson si ‘bastisje’.

I dashur… Niko na ka ikur

E ndëruar zonja zv.kryetare e Kuvendit. Të nderuar kolegë të mi të mazhorancës, se opozita e bastisi dhe kësaj here…”, tha Zegjine Caushi.

Ndërkohë një tjetër episod i shumëkomentuar është pjesëmarrja e saj në një prej komisioneve parlamentare dhe shqiptimi i gabuar i shumë fjalëve. Mirëpo, Zegjine duket se nuk i ka mirë marrëdhëniet as me shifrat teksa lexon numrin e punonjësve në vend që do të përfitojnë nga rritja e pagës.

https://www.cdnimpuls.com/video/6914d2b59bdb6.mp4

Back to top button
LAJMET E FUNDIT