VIDEO/ Ligji për barazinë gjinore, Iris Luarasi: Nuk krijon gjini të reja, por synon barazi mes tyre

Një ditë pasi Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për barazinë gjinore, të kontestuar nga opozita dhe shoqëria civile, deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka sqaruar se ky ligj nuk prek konceptin e dy gjinive “burrë dhe grua”, por garanton barazi dhe dinjitet të tyre në jetën publike dhe sociale.

Në një konferencë për mediat, deputetja socialiste thekson se ligji nuk prek familjen tradicionale, ndërsa i cilësoi si dezinformim deklaratat e opozitës që këmbëngul në të kundërtën për gjini fluide.

“Për shkak të gjuhës së urrejtjes dje në parlament është e rëndësishme të adresojmë debatin që ky ligj ka shkaktuar. Ishte e qartë që shumë kolegë kishin më shumë kohë të lexonin ato që thuheshin në rrjetet sociale sesa lexim të vërtetë të pr.ligjin. Janë shprehu shqetësime për terminologjinë e përdorur duke pretenduar se kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive.

Në realitet ky ligj nuk krijon asnjë produkt të ri ligjor, asnjë gjini të re vetëm synon të garantojë barazinë reale midis burrave dhe grave. Nëse dikush do të donte të prezantonte gjini të reja, do të duheshin reforma të thella ligjore duke nisur nga ndërhyrjet për ligjin për gjendjen civile apo një kuadër ligjor për njohjen e identiteteve ligjore.

Narrativa se po legalizohen 70 gjini në Shqipëri është gënjeshtër e qëllimshme sa disa filluan ta besonin ky ligj nuk shton asnjë gjini tjetër. Nuk krijon gjini të reja”, u shpreh Luarasi.

Sipas saj termi përkatësi e shumëfishtë nuk lidhet me përkatësinë e shumëfishtë gjinore

“Koncepti i përkatësisë së shumëfishtë nënkupton diskriminimin është për shkak të moshës, origjinës, vendbanimit rural, aftësive të kufizuar apo statusit social ekonomik. Ky nuk lidhet me atë që dëgjuam dje përkatësi e shumëfishtë gjinore. Ky togfjalësh nuk ekziston”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT