VIDEO- Kryetarja e Forumit të Gruas së PS në Mat kandidon si e pavarur, Rama e ironizon: Le ta provojë…

Për bashkinë e Matit në garë janë tre kandidatë. Altin Bojni i PS do të përballet me Eduart Brahilikën, kandidat i pavarur që mbështetet nga PD, por përballë do të jetë edhe një kandidate që ka dalë nga radhët socialistëve. Suzana Pasha Hoti është kryetare e Forumit të Gruas së PS-së në Mat dhe kandidon si e pavarur. 

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri Rama, teksa po fliste me Bojnin, bëri një koment ironik ndaj saj. 

Pjesë nga biseda: 

Altin Bojni: Në Mat kemi dy të pavarur. Njërin që e mbështet PD, por është regjistruar i pavarur. Edhe tjetër kemi edhe një avokate që ka dalë e pavarur. 

Edi Rama: Po mirë, ta provojë (qesh) 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT