VIDEO/ Hakmarrje e karteleve të drogës? Kaos në Meksikë gjatë festës tradicionale, ekzekutohet kryebashkiaku

Kryebashkiaku qytetit të Uruapanit në Meksikë u qëllua për vdekje ditën e sotme përgjatë një festivali.
Kryebashkiaku Carlos Manso, u vra në sheshin e qytetit menjëherë pas hapjes së këtij festivali.
Sulmi ndodhi teksa në qendër të qytetit ishte mbledhur një turmë e madhe njerëzish.
Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që vrasja të ketë lidhje me luftën e tij kundër karteleve të drogës.