VIDEO-“Gjakos, gjakos”, gazetari zbulon detaje tronditëse nga audio përgjimi i ’21 janarit’: 4 vrasjet janë bërë në 8 sekonda….

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në “Shqipëria Live’, ku foli për paraqitjen e Sali Berishës në SPAK si person në dijeni për çështjen e ’21 janarit’ dhe për audio përgjimin.
Ai zbardhi detaje nga regjistrimi, ku tha se urdhri për të kryer vrasjet ishte ‘gjakos, gjakos’, ndërsa shtoi s për 8 sekonda u kryen katër vrasjet e protestuesve. Pas këtyre 8 sekondave, është dhënë urdhër ‘ndaloni zjarrin’.
Berisha ka deklaruar se të shtënat janë kryer nga Garda, por Hoxha tha se nga brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi.
“Audio-përgjimin nuk ia kam dhënë askujt. Lulzim Basha del tek kodet e radiove, është një kod për flitet për të. Kam identifikuar kodet me radhë, janë; luanë, diamanti, 77, korabi, 220… Ata që e kanë pasur e dinë për kë e kam fjalën unë. Basha ka qenë ministër i Brendshëm, është akuzuar dhe ai për ngjarjen, por po i jepet mundësia të tregojë pozicionin e vet. Në Kryeministri nuk komandonte Basha.
Si është bërë regjistrimi? Nuk është bërë duke përgjuar njësinë qendrore, por duke përgjuar komandantin e Gardës. Ai është regjistruar dhe janë komunikime e komandantit të Gardës me zinxhirin komandues.
Për 8 sekonda janë kryer 4 vrasjet. Është dhënë urdhri ‘gjakos, gjakos’, ky është urdhri i parë. Urdhri tjetër ka qenë ‘ndaloni zjarrin’. Të shtënat kanë zgjatur vetëm 8 sekonda. Po të kishte zgjatur më shumë do ishte bërë kasaphanë.
Ky material i dha një motiv të ri hetimit, që kemi të bëjmë me vrasje me urdhër. Berisha ka thënë që ‘nuk është qëlluar nga brenda’. Brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës, Ndrea Prendit. E vetmja e shtëna brenda godinës, ka qenë grushti. Atë ditë ka pasur disa përplasje.”, tha ndër të tjera ai.