VIDEO/ Erdhën të kapur përdore e u ndanë me puthje në buzë, momenti i këndshëm mes Edi dhe Linda Ramës pas ceremonisë së Fatos Nanos

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Pallatin e Kongreseve për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kryeministrit Fatos Nano i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Linda Rama. Ashtu si në çdo dalje tjetër zyrtare, Linda ishte e kapur përdore me Ramën.
Pas ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit të liderit të PS-së Fatos Nano, kamerat e Euronews albania kanë kapur një moment të këndshëm mes çiftit Rama. Kryeministri i ka dhuruar bashkëshortes së tij një puthje në buzë e më pas të dy janë larguar.
Tashmë një darkë lamtumire është shtruar për Fatos Nanon. Tre herë ish-kryeministër i Shqipërisë, Fatos Nano ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare. Sot për të nderuar u zhvilluan homazhe shtetërore me prezencën jo vetëm të figurave të larta zyrtare shqiptare, por dhe atyre nga Kosova apo Maqedonia e Veriut.
@euronews.al Pak çaste për vete, puthja e çiftit Edi dhe Linda Rama pas ceremonisë për Nanon #fyp #fyy #viral_video #viraltiktok #euronewsalbania ♬ original sound – euronews_al