“Vetëm Rama mund ta emëronte zv.kryeministër”, ish-deputeti i PS zbraz fjalorin kundër Erion Braçes: Bythec i neveritshëm që leh lart e poshtë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj ka shpërthyer me akuza e ofendime kundër ish-kolegut të tij, Erion Braçe, i cili dhe pse deputet i PS-së, shpeshherë luan dhe rolin e opozitarit.

Reagimet e ashpra të Lutajt, u nxitën nga dëgjesa e Ministrisë së Bujqësisë në Komisionin e Ekonomisë, ku Braçe për asnjë moment të vetëm nuk kurseu ministrin Andis Salla, referuar buxhetit dhe politikave për sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë.

Piro Lutaj shkruan se vetëm Edi Rama mund ta emëronte zv/kryeministër të Shqipërisë dhe se gjithë jetën e tij ka punuar vetëm 1.5 vite në administratën shtetërore.

Postimi i Piro Lutaj:

Fare shkurt për dikkë që vetëm Edi Rama mund ta emëronte ZV.Kryeministër të Shqipërisë!!

Po po!

Vetëm Edi Rama !

Për Kastravecopatllixhanistin e PS!

Ti që aludon për barkun tim, po të them se barku dhe dejet e mija sociale, shoqërore dhe politike #jane në proporcion te drejte me mundin dhe djersen time prej gati 45 vjetësh në shërbim të Shtetit Shqiptar!

1- Ushtarak ne vitet 1983-2005 deri në Graden Madhore Gjeneral Brigade !

2- Deputet i Kuvendit te Shqiperisë ne ZAZ Mallakastër në 3 mandate me rezultate gjithmone përmbi rezultatet e Republikës se ketij lehësi profesionist!

3- 1 here Drejtor ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe 2 here Drejtor në Ministrinë e Drejtësisë!

I larguar nga administrata e shtetit Shqiptar për shkak të daljes në pension pleqërie me nderimet dhe respektin që nuk mund të harrohen lehtë !! Unë kaq kam mundur të bëjë dhe shpresojë që do të mbahem mënd disi!

Nderkohë ky lehësi që për hirë të së vërtetes e bënë shkëlqyshëm punën e lehësit ka punuar në administaten e Shtetit Shqiptar vetëm 1.5 vjet në detyrën e Zv, Kryyyyeeeemiiiniiiistriiiit të Repuuuubliiiikëëës së Shqipëëëëëërisë, dhe do të mbahet mënd vetëm për marrje të mungesave në Dogana e Tatime, madje i kamufluar si një bythec i neveritshëm që vetëm pse ju bëlbëzon në vesh atyre lart dhe kënaqet me dëmet që ju shkakton atyre poshtë, i duket vetja i suksesshëm!!! Për këto do të mbahet mënd ky!!

Sa për hanxhar, hipur maje makinave, kokat e lopëve në Safarin e Myzeqesë i them këtij perversi që të vijojë përpjekjet ne SPAK për tja lehëtësuar sadopak bëmat atij suflerit ish polic !!

Së fundi,

Atë erën nga sa më lart, le ta mbajë për vehte ky gjysemburrë se unë të paktën nuk kam dhe as kam patur kurrë ndonjëhere qasje me ata lartë !

Prandaj dhe u largova nga administrata e politika me emrin atesin dhe mbiemrin tim !! Piro Dano Lutaj

Lutaj gjithashtu ka bashkëngjitur dhe një pjesë të reagimit të Braçes, i cili ka shkëputur një fragment nga komisioni i djeshëm në debat me ministrin e Bujqësisë. Braçe kërkon që bujqëve t’i jepen nga shteti dhe 2.2 miliardë lekë, gjysma e e cila nuk i është dhënë nga financimi i plotë i taksuar për për ta, konkretisht 4.3 miliardë lekë mbështetje të alokuara nga buxheti.

Cfare kerkova?

TE PAGUHEN BUJQIT ME PARATE QE JANE NE BUXHET, JANE ME SHUME SE 22 MILIONE EURO QE DUHET TI MARRIN BUJQIT TANI, KETE VIT, ME KETE BUXHET, JO VITIN TJETER E DUKE DJEGUR KETO PARA!

Perndryshe, te ikin keta qe djegin parate!

kjo ishte arsyeja-plus nje tjeter qe deshmoi mungese pergatitje e serioziteti ne KOMISION, e irritimit e keqardhjes time dje; asgje me shume, perfshi arsyen qe nje injoranti qe hyri e doli ne Kuvend per vite te tera vec per te ngrene, pire-dehur, dh……, hipur maj makinave me hanxhar ne dore e pastaj mbi koket e lopeve qe hanin, ne safari ne mes te myzeqese, per kete mbahen mend; barku i ketyre batakcinjve vertet eshte i fryre por nuk e hap dot kush per shkak te eres se ndyre qe vjen nga sa me larte!”, thuhet ndër të tjera në postimin e Erion Braçes të një dite më parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT