“Ule zërin se e ke shqetësues në decibel”, përplasja e Ballukut me Shehajn: Gjithmonë do mbetet pronar i vogël i call centra-ve

Mesditën e kësaj të mërkure zv. kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori fjalën në Kuvend nga ku pati dhe përplasje me kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehajn.
Balluku iu drejtua Shehajt duke i kërkuar që të ulte zërin, mirëpo ky i fundit vijoi dhe më pas gjeti “zgjidhjen” në Facebook për të përfunduar mendimin e tij.
Zv.kryeministrja i tha më tej se nuk bëhet politika me “selfie”, por duhet të dalë në “shesh të burrave” dhe të përballet. Gjithashtu ajo iu drejtua deputetit duke e akuzuar se nuk paguan sigurimet e punonjësve të tij dhe se gjithmonë do të mbetet një “pronar i vogël”.
“O Agron nuk e bën dot politikën me selfie, duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh do jesh një pronar i vogël call center që nuk pagan sigurime, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook Agron, nuk jemi në call center këtu”, tha Balluku.