Ukrainës i vihet “flaka” nga bombardimet, fëmijët “shënjestër” e rusëve

Intensiteti i sulmeve ruse ndaj Ukrainës nuk duket se është në rënie. Pavarësisht negociatave në vazhdim për të arritur të paktën një paqe të përkohshme mes dy shteteve, civilët vijojnë të jetë të vetmit viktima të kësaj lufte.
Tre persona kanë mbetur të vrarë nga sulmet me raketa në Balakliia në lindje të Ukrainës, ndërsa 10 të tjerë mbetën të plagosur rëndë, mes tyre dhe 4 adoleshentë.
Sulmi gjatë natës dëmtuan disa banesa dhe shkatërruan dhjetëra makina në qendër të qytetit, tha Oleh Synehubov, guvernatori i rajonit në kufi me Rusinë.
Ndërkohë 2 persona të tjerë gjetën vdekjen nga sulmet ruse në qytetin industrial të Nikopolit në rajonin e Dnipropetrovskit. Vladyslav Hayvanenko, kreu në detyrë i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovskit, tha në një postim në Telegram se një grua 76-vjeçare dhe një burrë 51-vjeçar u vranë në sulm.