Tronditëse/ Burgu famëkeq i Ekuadori kthehet në varrezë nga lufta mes bandave! 31 të dënuar të vrarë, 27 prej tyre të varur me litar..

Të paktën 31 të dënuar janë gjetur të vdekur në një burg në jug të Ekuadorit, 27 prej të cilëve të varur në litar. 

Viktimat u regjistruan si pasojë e një lufte mes bandave rivale në burgun El Oro, në qytetin Maçala, që shpërtheu ditën e diel. 

Si pasojë e akteve të dhunës, 30 persona të tjerë mbetën të plagosur. 

Oficerët e sigurisë, të cilët hynë në burg disa orë më vonë gjetën fillimisht 4 të vrarë dhe më pas të tjerët që ishin varur në katin e tretë të godinës. 

Burgjet e tejmbushura të Ekuadorit janë kthyer në skena të përleshjeve të dhunshme të bandave, që në vitet e fundit kanë lënë disa qindra të vdekur. 

Shërbimi i burgjeve të vendit njoftoi se përplasjet ishin shkaktuar nga planet e autoriteteve për të zhvendosur disa nga të dënuarit në një burg të ri. 

Më herët gjatë vitit, qeveria e presidentit Daniel Noboa njoftoi ndërtimin e një burgu të ri të sigurisë së lartë në provincën Santa Elena. 

Struktura në fjalë, e quajtur “El Encuentro”, pritet të hapet nga fundi i muajit dhe do të ketë të gjitha pajisjet e fundit të sigurisë. 

Bandat e burgjeve luajnë prej vitesh një rol kyç në rritjen e kriminalitetit të dhunshëm në Ekuador dhe dy prej tyre, Los Lobos dhe Los Choneros, u shpallën organizata terroriste nga Departamenti amerikan i Shtetit në shtator. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT