Tre ditë pas atentatit të Rinasit zbulohet arsenal armësh në Nikël. Shpallet në kërkimi poseduesi

Një arsenal armësh është gjetur në Nikël të Fushë-Krujës, ndërsa është identifikuar një nga personat që posedon arsenalin e armëve.

Arsenali i arëmëve është gjetur tre ditë pas atentatit në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se policia ka identifikuar personin që posedon arsenalin e armëve ndërsa dyshohet edhe për një person tjetër që bashkëpunon me poseduesin e armëve.

Ndërkaq, policia ka shpallur në kërkim personin e identifikuar dhe po punon për zbardhjen e të gjithë personave të përfshirë.

Aksioni i policisë në Nikël zhvillohet teksa njëherësh po kërkohen edhe autorët e atenatit të Rinasit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT