Transgjinori akuza shoqatave LGBT: Mu thye nofulla dhe ju më dhatë ndihmë qesharake

Transgjinori Luana Murto, ka hedhur sërish akuza ndaj shoqatave LGBT, teksa tha se nuk e kanë ndihmuar në momentin që sulmuar fizikisht.

Gjatën një interviste televizive, Luana tha se tre shoqatat e LGBT e kanë ndihmuar me vetëm me 50 mijë lekë.

Mua thye nofulla dhe ato e shitën mediatikisht çështjen dhe nuk vajtën njëherë në prokurori, se unë bëra luftë me agresorin për t’i marrë të dhënat kontaktin. Më rridhte gjaku, se vërtetë këto thonë ne ta dhamë ndihmën, por këta erdhën vetëm tek Spitali i Traumës dhe paguan vetëm një shumë simbolike, se ishin me pushime verore, dhe më dërguan një si polic për të verifikuar nëse unë po bëja operacion plastik.

E kupton çfarë traumash? Unë që isha me nofullën e dalë, dhe i lutesha dhe i përgjërohesha që të më paguanin operacionin dhe thanë që ne tre si organizata vetëm nga 50 mijë lekë mund të japim? Unë nuk i kuptoj se më çfarë surrati dalin, vazhdojnë dhe u hedhin hi syve shqiptarëve.”, tha Luana në Top Channel.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT