“T’i di fëmijët ku i ke…”, deklarata BOMBË e Behgjet Pacollit: Valon Ademi më ka kërcënuar dhe i ka fshirë mesazhet në telefon..(E PLOTË)

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka folur publikisht për prishjen e marrëdhënieve me ish-bashkëpunëtorin e tij, Valon Ademin, si dhe për kërcënimet që sipas tij, ka marrë nga ky i fundit.

Në një intervistë përballë Blendi Fevziut, Pacolli rrëfeu se në telefonin e tij kanë mbërritur mesazhe kërcënuese nga Ademi.

“Jam i zhgënjyer nga zoti Ademi, nga zoti Valon Lluka, dhe nuk dua t’i përmend më emrat e tyre,” deklaroi Pacolli gjatë intervistës, duke theksuar se marrëdhëniet mes tyre janë ndërprerë dhe se ai nuk pranon të ketë më asnjë kontakt me ta.

“Së pari, e ka kontaktuar kompania, departamenti juridik, përpara se të ndodhte ky ‘pseudopublicitet’. I është kërkuar të ulemi e të bisedojmë. Por unë, personalisht, me zotin Ademi nuk do të ulem asnjëherë. Më ka fyer në telefon, më ka kërcënuar dhe më pas i ka fshirë menjëherë telefonatat dhe mesazhet,” shtoi më tej Pacolli.

Biseda mes Behgjet Pacollit dhe Blendi Fevziut:

Pacolli: Jam i zhgënjyer prej zotit Ademi, prej Zotit Valon Lluka dhe nuk dua absolutisht të përmend emrat e tyre. Nuk dua.

Fevziu: A nuk e keni takuar që ti thuash hajde ulemi qe ta flasim? 

Pacolli: E ka kontaktuar firma, departamenti juridik, i ka shkruar Ademit para se të ndodhte ky “pseudopubliciteti”. Hajde të ulemi dhe të bisedojmë. Unë personalisht me zotin Ademi asnjëherë nuk do të ulem. për arsye se mua më ka fyer me telefon dhe i ka fshirë telefonatat e veta, i ka fshirë menjëherë, mua më ka kërcënuar dhe ai e ka humbur çdo krebilitet që të ulet me mua. Ai nuk guxon të vijë afër meje ku jam unë, ai duhet të largohet nga unë. Ose unë nuk do ti shkoj atij atje ku është afër.

Fevziu: Kaq e fortë është thyerja?

Pacolli: Mua më ka fyer, më ka kërcënuar.

Fevziu: Si të ka kërcënuar?   Është kërcënimi, që unë i kam fëmijët diku, e di ku i kam fëmijët. Më ka kërcënuar dhe i ka fshirë menjëherë mesazhet

Kujtojmë se Aeroporti i Vlorës është përfshirë në një skemë të errët, me përplasje mes aksionerëve dhe hetime nga organet e drejtësisë. Konflikti mes biznesmenit Behgjet Pacolli dhe Valon Ademit ka marrë përmasa publike dhe ligjore, ndërkohë që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetime për kontratën koncesionare që financon projektin.

Valon Ademi përfaqësues i kompanisë 2A Group, fillimisht ka pasur 2% të aksioneve në Aeroportin e Vlorës. Ndërkohë pas tërheqjes së turqëve,  Yda , të cilët i shitën aksionet e tyre për 4200 euro, Ademi ka pretenduar se mes tij dhe Pacollit u firmos një kontratë ku atij i kaluan 47% të aksioneve.

2A Group e Ademit kërkon të njihet si 47 për qind aksioner duke pasur në dorë kontratën por edhe gjithë dokumentet e investimit gjatë këtyre dy viteve, ndërsa Mabco e Pacollit refuzon dhe ka marrë një vendim si aksioner kryesor që të mos lejohet ndryshimi i aksioneve.

Gjithashtu ai ka akuzuar Pacollin se ka bërë marrëveshje financiare, huanë prej 100 milionë eurosh, pa e njoftuar dhe përfshirë në mënyrë të saktë ortakun e vogël, dhe se shumë nga këto fonde nuk kanë ardhur të regjistruara në Shqipëri.

Avokati i Ademit ka deklaruar se kur firma turke që kishte marrë pjesë në projekt (YDA Group) u tërhoq, aksionet e saj kaluan te Mabco, e Behgjet Pacollit, dhe në të njëjtën ditë u nënshkrua marrëveshje mes Pacollit dhe Ademit, me ndarje që sipas tyre duhej të ishte 49–51. Por Mabco kundërshton këtë variant dhe nuk pranon që të bëhet regjistrim zyrtar i pjesëmarrjes sipas kontratës noteriale.

Më herët Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e kompanisë koncesionare të aeroportit, Valon Lluka, me votat e vetë Mabco-s, pa praninë ose miratimin e 2A Group. 2A Group pretendon se ky veprim është bërë për të forcuar kontrollin e Pacollit dhe për të eliminuar çdo pengesë institucional ose ligjore. Gjykata e Tiranës ndërhyri duke pezulluar lëvizjet e Pacollit lidhur me aksionet e aeroportit, duke ndaluar çdo ndryshim në strukturën e aksioneve derisa të sqarohet ligjërisht se kujt i takojnë ato aksione në të vërtetë. Ndërkohë, Valon Ademi ka bërë kallëzime penale kundër Pacollit, përfshirë akuza për mashtrim, falsifikim dokumentesh dhe manipulim të aksioneve.

Ndërkaq, SPAK ka marrë një rol kyç, në korrik 2025 është regjistruar një procedim penal në fazë paraprake për kontratën koncesionare të Aeroportit të Vlorës. SPAK po heton nëse kontrata është dhënë në mënyrë të ligjshme, nëse kushtet financiare dhe ndërtimore janë përputhur me ligjet për prokurimet publike dhe nëse janë abuzuar me procedurat e kontraktimit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT