Thjeshtësia e një Presidenti që e duan të gjithë shqiptarët, Alfred Moisiu viziton Panairin dhe ulet për kafe mes qytetarëve të zakonshëm

Presidenti Alfred Moisiu ka qenë sot në Panairin e Librit në Tiranë, ku ka vizituar nga afër stendat e librave dhe në dalje ka shfrytëzuar kohën për të konsumuar një kafe me miqtë e tij. Një ndër të botuesi dhe ish-deputeti socialist Fatmir Toçi.
Edhe përse në moshën 96 vjeçare, Moisiu nuk mungon në ngjarje të veçanta të Tiranës dhe thjeshtësinë që e ka karakterizuar përherë e ka shfaqur edhe sot.
Botuesi Fatmir Toçi shkruan se pas vizitës që kanë bërë në stendat plot me libra të Panairit, e ka pyetur Presidentin Moisiu se ku do pinin kafen para se të largohej nga aktiviteti. Ai tregon dhe përgjigjen e Presidentit:
– Ulemi këtu në barin në sheshin para Panairit me njerëzit që kanë ardhur për të nderuar librin.
Dhe ashtu kanë bërë. Botuesi Fatmir Toçi tregon se janë ulur në një tavolinë të thjeshtë në barin e improvizuar, plot me njerëz, të cilët nuk kanë nguruar të afroheshin për të bërë fotografi e të përshëndesnin burrin e nderuar të kombit.
Alfred Moisiu u zgjodh President i Republikës më 24 qershor dhe mori detyrën më 24 korrik duke zëvendësuar Rexhep Meidanin. Detyrën e ushtroi deri më 24 korrik 2007, kur vendin e tij e pasoi presidenti Bamir Topi.
AI ëhstë ndër të paktët krerë shteti që gëzon respektin e të gjithë popullit shqiptar, pasi gjatë detyrës ka ditur të qëndrojë mbi palët, duke pasur përherë primar interesin kombëtar.