Tha se ishte rritur me të, ish-deputeti socialist KAPET me komentuesit për Gilmando Danin: Mos ha m** pa e njohur tjetrin

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri reagoi një ditë më parë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur pasditen e së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, Muçi Shaljani.
Ndër rreshta Valteri shkroi se qysh fëmijë e njihte Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit dhe ndryshe nga sa po thuhet përgjatë ditëve të fundit, ai ishte një njeri i qetë dhe i respektuar në komunitetit.
“Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot portalet dhe faqet qe garojne per klikime, duke shitur sensacionin ne vend te se vertetes.
Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka ai perfaqesonte, dinjitet, kulture dhe njerazi”, shkruante Valteri.
Ky reagim i ish-deputetit ka sjellë dhe një “përplasje” virtuale mes tij dhe një prej komentuesve i ciki e ka kritikuar për qëndrimin që Valteri ka mbajtur.
Komentuesi: Mos i le faj asnjë medias dhe shumë duket që lavdërove, sepse një njeri i edukuar dhe i mirë nuk vritet nga askush, po nuk pati një përfshirje në ndonjë ngjarje dhe hesapet mbyllen kështu. Ndërsa, ai që del e përkrah në fushata e ka pas thënë një fjalë ‘Gjithë hëngrshin kokat e veta’. Shumë vrasje dëgjohen, vritet gjyqtari në sallë gjyqi, vriten të tjerët para komisariat, ku është shteti, ku është siguria, ku është drejtësia, ku është qeveria, por kështu është kur qeverisin kriminelët dhe pretendojmë Europën.
Valteri: Unë shpreh mendimin tim. Mendimi yt qenka hëngshin kokat e veta që më duket shumë gjykim i dobët dhe p asnjë argument. Lexo çfarë kam shkruar dhe mos ha m…pa e njohur tjetrin!