Të shtëna me armë në Malishevë të Kosovës, vriten dy vëllezër! Dyshohet si autor dhëndri i familjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Malishevë të Kosovës. 

Dy vëllezër, nga fshati Gollubovc-Malishevë, kanë ndërruar jetë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. 

Mediat e Kosovës raportojnë se i dyshuari është dhëndri i familjes dhe është në arrati. 

Arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra është gjetur në vendngjarje. Prokurori dhe njësitet e nevojshme policore janë në vendngjarje. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT