“S’tu zbardh kurrë katrani…”, Blendi Gonxhe PADIT Sali Berishën: Gilmando Danin nuk e njoh, s’e kam pasur truprojë! Ia bëre krah të djathtë edhe Ervin Salianjit

Ministri Blendi Gonxhja i është përgjigjur për herë të parë akuzave publike të bëra nga Sali Berisha i cili ka lidhur figurën e tij me atë të Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit. Sipas deklaratave të ish-kryeministrit Shaljani ka bërë fushatë për ministrin Gonxhe, ndërsa Dani ka qenë truproja dhe financuesi i tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Gonxhe ka hedhur poshtë këto akuza duke paralajmëruar dhe padi ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Sipas tij, as Shaljanin, por as Danin nuk i ka njohur më herët dhe se me figurën e tyre është njohur vetëm së fundmi përmes mediave pas atentatit që iu bë pasditen e së martës në rrethrrotullimin e Rinasit.
“Fake News! Lajm i Rremë! Gënjeshtra !Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…”, shkruan Gonxhe.