Socialistë dhe demokratë së bashku! Gjin Gjoni “shkrihet së qeshuri”, Blushi shkon me 4 kërkesat e tij, çfarë u diskutua te Zgjedhorja dhe nevoja për “tango”

Socialistë dhe demokratë u ulën sot krah për krah për të nisur punimet në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke synuar të adresojnë rekomandimet ndërkombëtare dhe të përmirësojnë procesin zgjedhor në vend.

Bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e arritjes së një reforme reale, të plotë dhe konsensuale, duke adresuar të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE/ ODIHR, edhe në raportin për zgjedhjet e 11 majit. Gjiknuri tha se duhet që deri në mesin e vitit që vjen të kenë dalë me një produkt zgjedhor të reformuar.

“Të kemi një ligj zgjedhor të reformuar deri në mesin e vitit tjetër që t’i jepet kohë institucioneve qoftë për zgjedhjet vendore, apo të përgjithshme që të kemi bazë të mirë solide ligjore më të përmirësuar dhe me standarte më të mira dhe me rregulla të pranuar nga të gjithë. Iu bëj thirrje atyre që janë pjesë e komisionit, edhe pa të drejtë vote, që të kontribuojnë dhe ta zhvillojnë debatin brenda kësaj salle”, tha Gjiknuri.

Një nga çështjet kryesore që u diskutua ishte rikthimi te numërimi i votave në qendrat e votimit, duke u larguar nga sistemi i përqendruar, të cilin e kishin vendosur më parë për arsye sigurie. Sipas socialistëve, teknologjia bashkëkohore mundëson identifikimin biometrik dhe votimin elektronik, duke garantuar shpejtësi dhe siguri në proces, ndërsa masat penale për krimet zgjedhore janë tashmë më të ashpra.

Nga ana tjetër, demokratët nënvizuan se problemet e zgjedhjeve nuk lidhen vetëm me Kodin Zgjedhor, por janë të lidhura ngushtë me keqqeverisjen dhe përfshirjen e krimit të organizuar në procesin politik. Ata theksuan se komisioni duhet të shqyrtojë gjithçka në një mënyrë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë garantimin e votës së lirë, hapjen e plotë të listave, ndarjen e partive nga shteti dhe higjenizimin e të gjithë procesit zgjedhor.

Për demokratët, çështja e listave të mbyllura dhe ndikimi i bandave kriminale janë pengesa kryesore për rotacionin politik dhe përfaqësimin real të qytetarëve. Ndërkohë Gjiknuri theksoi se me qëllim që puna të vijojë normalisht në këtë komision, duhet edhe bashkëpunimi i opozitës duke shtuar kështu nevojën e “tangos”.

Manja: Dua t’i ndajmë sipas një rendi të caktuar, duke adresuar fillimisht rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe sugjerimet tona, që janë të karakterit teknik dhe garantojnë pjesëmarrjen dhe fshehtësinë e votës dhe më pas mund të diskutohen çështje që kanë nevojë për konsensus më të gjerë politik. Disa rekomandime të ODIHR do duhet t’i adresojmë dhe nuk ka nevojë për 9 muaj. Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, qoftë identifikimi biometrik i zgjedhësve apo votimi e numërimi elektronik në disa zona, por edhe mbikëqyrja e procesit të numërimit të përqendruar me kamera kemi kohë që po i zbatojmë. Edhe ashpërsimi i masave penale për krimet zgjedhore. E treta, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pse duhet të themi ne që duhet të kthehemi te numërimi i në qendrat e votimit dhe të heqim dorë nga numërimi i përqendrimi i votave. Kishte një arsye që u shkua drejt numërimit të përqendruar që kishte të bënte me sigurinë, ndërsa sot teknologjia…në Kosovë për dy orë del rezultati në Kosovë. Të heqim dorë nga numërimi i përqendruar dhe të shkojmë te qendrat e votimit. Nuk ka më komisioner në qendra votimi apo numërues që merr përsipër riskun dënimin me burg jo më pak se 5 vjet që të falsifikojë rezultatin në një qendër se do të bëhet deputet x apo y. Ikën këto kohë. “,

Gjin Gjoni: Faleminderit bashkëkryetar megjithëse që në momentin e drejtimin nuk ka bashkëdrejtim sepse po e drejton Damiani. (qesh

Blushi: Rrëmbyer në mënyrë kriminale presidentin e Lirisë i cili ende vijon të qëndrojë në izolim thjesht dhe vetëm për arsye të vullnetit tuaj politik për ti shkuar misionit tuaj për asgjesimin e pluralizmit politik. Unë mendoj se katër duhet të jenë çështjet që duhet ë shqyrtojë komisioni, garantim i i votës së lirë, sepse edhe në 11 maj ne ishim dëshmitarë që vota u vra pa hyrë në kuti. Çështja e dyte duhet të jetë hapja e 100% e listave sepse mos harrojmë sepse jemi 17 vite nga viti 2008 kur Edi Rama imponoi ndryshimet kushtetuese, pasojat katastrofike të cilat sot i prekim të gjithë dhe më lejoni të shpreh krenarinë se kryetari i së vilës dhe deputetët e së cilës kanë hyrë në grevë urie për të dënuar dhunimin e kushtetutës. Ndaj mendoj se zhdukja e listave të mbyllura që imponoi Edi Rama 17 vite më parë është më shumë se kurrë një domosdoshmëri që tua kthejmë deputetët qytetarëve dhe pushtetin sovranit. Çështja e tretë është ndarja e partisë nga shteti, Çështja e katër dhe themelore është higjenizimi i të gjithë procesit nga krimi i organizuar. Sepse ne kemi fakte falë ndihmës së partnerëve ndërkombëtare se si krimi në shumë qarqe të vendit, jo vetëm që ka marrë pjesë në zgjedhje por ka emëruar edhe deputetë dhe sot jemi në kushte që ish deputetë po vuajnë dënimin se kanë qenë emërime personale të bandave më të rrezikshme dhe pa harruar faktin që në parlamentin europian, në zemër të europës shkurt saktë evidentoi se janë pikërisht bandat kriminale që kanë penguar rotacionin politik.

Oerd Bylykbashi: Problemet e zgjedhjeve janë probleme keqqeverisjeje. Zgjidhen ato probleme dhe Kodi Zgjedhor funksionon edhe me dispozitat që ka. Vendosja e barrierave në Kodin Zgjedhor ndërkohë që keq-qeverisja është masive dhe përfshirja e krimit të organizuar është masive, Kodi Zgjedhor nuk e luan dot rolin e plotë në raport me çështjet që trajton. Ky komision duet të ketë një qasje 360 gradë të pakufizuar dhe duke hyrë në të gjitha problematikat. Sot ka një problem të madh që po shpartallon zgjedhjet. Është kombinimi i të gjithë faktorëve përfshirë shtetin, adminsitratën, resurset e tij dhe krimin e organizuar të gjitha të bërë bashkë në një instrumet të vetëm me koordinim të plotë i cili shkatërron zgjedhjet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT