Si në fushatë dhe në Kuvend, Zegjine Çaushi “djeg” rrjetin! Nga “simpatia” për Altin Dumanin te deklaratat në Parlament që “shkrinë” opozitën (VIDEO)

Pas një fushate të “ethshme” për zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Fierit, ku u komentua gjerësisht për deklaratat e bëra ndaj demokratit Gazment Bardhi, deputetja socialiste Zegjine Çaushi duke se vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut.

Energjia që e karakterizoi gjatë fushatës po reflektohet edhe në sallën e Kuvendit, ku Çaushi me deklaratat e saj herë ironikë dhe herë me humor, nuk lë seanca pa “shkrirë” deputetët e opozitës dhe duke “vluar” rrjetin.

Në vetëm disa javë , ajo ka pasur disa replika. Në seancën e 16 Tetorit, Çaushi reagoi ashpër ndaj deputetit demokrat, Flamur Noka, duke kërkuar ndërhyrjen e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshit, për të mos lejuar sjellje që sipas saj “cënojnë etikën institucionale.

“Ua, sa të respektuar! U çudita tani! I nderuar kryetar, kjo sjellje nuk duhet toleruar nga ana juaj. Ç’është kjo paçavure, ç’janë këto fjalë e ofendime që përdor z. Noka? Ua, je në institucionin që të kanë votuar qytetarët, nuk je në këtë fjalorin e rrugëve që përdor. Kujtohu ku je!”,  tha Çaushi me ton të larta duke shkaktuar reagime në sallë, ku deputetët e opozitës nuk “mbajtën të qeshurën”.

Pak ditë më parë, deputetja socialiste u vu sërish në qendër të vëmendjes gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku ndryshe nga kolegët që iu drejtuan kreut të SPAK me pyetje teknike, ajo zgjodhi të pyesë Altin Dumanin për “arsyen e besimit” që qytetarët kanë te institucioni që ai drejton.

“Qytetarët tanë kanë një qasje shumë pozitive ndaj strukturës tuaj, ndryshe nga kolegët e opozitës të cilët kanë nga marrin shembull për të mos besuar ndaj drejtësisë. Besimi dhe reflektimi i qytetarëve vihet re ndjeshëm edhe në raport. Pyetja ime pikërisht ndikon tek besimi dhe është e lidhur me besimin publik i cili është shumë i ndjeshëm dhe i ndikuar nga disa faktorë. Cilët janë elementët që sipas jush kanë ndikuar në rritjen e besimit që qytetarët kanë ndaj strukturës tuaj. Dhe a mendoni se transparenca e SPAK kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë besim të shtuar. Si mendoni që mund të forcohet më tej mes qytetarëve dhe strukturës së SPAK?”, u shpreh Çaushi. Në një përgjigje të shkurtër, Dumani ia ktheu se “puna” është ajo që rrit besimin e publikut.

Megjithatë, gjatë pushimit të seancës, deputetja socialiste “harroi” për një çast rolin e saj si ligjvënëse dhe me humor i tha kreut të SPAK:

“Ju keni qenë idhulli im.”

Episodet me protagoniste Çaushin nuk u ndalën as në seancën e fundit, ku ajo ngatërroi shifrat gjatë fjalës për rritjen e pagave në administratë.

“Do të rritet paga minimale për 3 mijë e 700 mijë e 8 gjind e 5 punonjës…”, tha deputetja, duke shkaktuar të qeshura në sallë dhe reagime të shumta në rrjete sociale.

Ajo pati dhe një përplasje me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Ballilluan. Madje e ironizoi duke i thënë Belind Këlliçit që mësonte “bukuroshin” si të fliste në sallë.

“Ja të mbaroj unë zoti Këlliçi dhe pastaj orientoje se çfarë mund të flasë. Tani i dashur bukurosh mund ta marrësh fjalën për replikë, dhe të thuash siç të mësoi Këlliçi”, tha Çaushi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT