Shqiptarët mbledhin në kohë REKORD paratë për të sjellë trupat e çiftit shqiptar, gazetari Osman Stafa mik me Albin: Ishte djalë me shumë ëndrra

Një histori e pastër dashurie, një ëndrre të përbashkët për një të ardhme të bukur, u këput tragjikisht më 11 nëntor në Cleveland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dy të rinjtë nga Shkodra, Samira dhe Albi humbën jetën tragjikisht në një aksident automobilistik, duke lënë pas një dhimbje të madhe.

Samira, vetëm 27 vjeç, ndodhej në kulmin e përpjekjeve të saj akademike. Ajo po ndiqte studimet e doktoraturës në Cleveland State University, një vajzë e njohur për zgjuarsinë, përkushtimin dhe qetësinë.

Ndërsa, Albi, një djalë shembullor qysh në kohën kur dhe ishte në Universitet në Tiranë, ndodhej pranë përfundimit të studimeve në Juridik dhe përgatitej për provimin e jurisprudencës. I matur, i palodhur dhe me vizion të qartë për të ardhmen, ai përfaqësonte një brez të ri profesionistësh shqiptarë që synonin lart, me këmbë në tokë dhe plot ambicie.

Vdekja e tyre ka tronditur jo vetëm komunitetit shqiptar në SHBA, qytetarët e Shkodrës të cilët i panë të rriten në rrugicat me kalldrëm të qytetit, por edhe të gjithë ata që i kanë njohur.

Mes tyre edhe gazetari Osman Stafa, i cili ka ndarë dhimbjen për humbjen e mikut të tij.

Sipas tij, Albin e kishte njohur që në auditorët e universitetit. E përshkruan si djalë të edukuar, student shembullor, të angazhuar dhe plot ide. Edhe pas përfundimit të studimeve, kontaktet mes tyre nuk u shkëputën. Diskutonin për tema shoqërore, për projekte të mundshme, për një të ardhme ku Albi shihej si një zë i rëndësishëm

“Albin e kam njohur. Kemi qenë në një universitet. Djalë i edukuar, student shumë i mirë, djalë me shumë ëndrra, qytetar model. Kemi komunikuar edhe pas universiteti, edhe pse unë kisha mbaruar për gazetari, e ai vazhdonte drejtësinë. Kemi diskutuar për fenomene, e angazhime që mund të kishim në të ardhmen. Pati reaguar shpeshherë nëpërmjet shkrimeve, e intervistave televizive për problematika e çështje të ndryshme. Ishte premtues për të ardhmen Albi. Sot në mëngjes mësova lajmin e trishtë që së bashku me të fejuarën e tij, ka ndërruar jetë në një aksident në SHBA. Sa trishtim. Shpreh ngushëllimet e mia për familjen e Albit, dhe të fejuarës së tij! Zoti i mëshiroftë”, shkruan Stafa.

Ndërkohë që familjarët e dy të rinjve kanë hapur një “GofundMe”, me qëllim për të grumbulluar shumën që i nevojitet për të sjellë trupat e tyre në atdhe. Në kohë rekord deri më tani janë mbledhur 40 mijë dollarë, ku shqiptarët edhe njëherë kanë treguar që kur bëhen bashkë ja dalin gjithmonë! (MUND TË KONTRIBUONI KËTU).

Shqiptarët mbledhin në kohë REKORD paratë për të

Back to top button
LAJMET E FUNDIT