Shkuan për Ahmetajn? SPAK nis hetimin për pastrim parash ndaj ish-zv.kryeministrit: Miliona euro u transferuan nga Shqipëria drej një vendi të BE-së

Pasi Ministria e Drejtësisë kërkoi ekstradimin e Arben Ahmetajt nga Zvicra, SPAK po heton ish-zv.kryeministrin edhe për pastrim parash.
Gjatë seancës gjyqësore për dosjen “Buka”, prokurori i çështjes Elvin Gokaj tha se SPAK ka rënë në kontakt me një shumë parash që janë transferuar nga Shqipëria drejt një vendi të BE-së. Ai tha se ky rast po verifikohet.
“Kemi rënë në kontakt me një shumë të madhe parash që janë transferuar nga Shqipëria në një vend te BE qe po verifikohet”, tha prokurori Gokaj.
Kujtojmë që Arben Ahmetaj që nga korriku i vitit 2023 është në arrati, ndërsa SPAK ka lëshuar urdhërarresti për të.