Sali Berisha paralajmëron Edi Ramën dhe kabinetin qeveritar, zbulon misionin e “shenjtë” pa kthim në mes të bulevardit (DEKLARATA)

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar nga protesta para kryeministrisë se Edi Rama dhe ministrat e tij janë hajdutët më të mëdhenj të Europës ndërsa theksoi se nuk do të ndalen së protestuari deri në largimin e qeverisë.

Sali Berisha theksoi se do të rikthejnë votën e lirë të qytetarëve shqiptarë ndërsa këtë e quajti një mision të shenjtë.

“Janë të lidhur me drogën dhe krimin. Edi Rama dhe minsitrat e tij janë hajdutët më të mëdhenj të Europës dhe shqiptarëve në të gjitha kohërat. Ne vijmë këtu pra dhe do vijmë deri në largimin e tyre, deri në rikthimin e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë. Nuk ka mision më të shenjtë.

Nuk ka forcë në botë që do të na ndalojë pa përmbushur me dinjitet këtë mision. Nderimin më të madh për ju, burra dhe gra që keni katër vite të angazhuar në çdo betejë, të angazhaur në beteja nga më të vështirat, që i fituat, triumfuat mbi çdo të keqe, mbi çdo armik të pluralizmit në Shqipëri.

Vlerat, familjen, mos harroni se parlamenti votoi me shpejtësi të rrufeshme narkoparlamenti, ligjin George Soros.”-tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT