Sali Berisha bëhet “lëmsh”, del me konferencë nga selia e PD për atentatin: Gilmando Dani ishte krahu i djathtë i Ervin Salianjit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit, për atentatin e ndodhur pasditen e së martës në rrethrrotullin e Rinasit, ku ju bë atentat Gilmando Danit dhe mikut të tij Mustafa Sheqeri alias Muçi Shaljani.
Mirëpo, teksa doli në konferencë nga selia e Partisë Demokratike për të denoncuar këtë goditje të rëndë ndaj sigurisë publike, Sali Berisha përfshiu pa dashje edhe ish-deputetin Ervin Salianji.
Në vend që të denonconte ministrat Ervin Hoxha dhe Blendi Gonxhe, që siç tha, i kanë angazhuar në fushatë këta eksponentë të krimit, lideri demokrat e bëri të ndjerin Gilmando Dani krahun e djathtë të Ervin Salianjit.
“Gilmando, krahu i djathtë i Ervin Salianjit, ka qenë në fushatë si bodygard dhe financues për ministrin Gonxhe. Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Ergest Sheqeri, drejtoi i IMT, ky që prish lokalet.
Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Ervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes”, tha Berisha.