“Rrinin bashkë gjithë kohën”, gazetarja zbulon detaje nga jeta e Gilmando Danit: Qëndronte te hoteli i efektivit të AMP-së, “Ramel” ka zënë hapësirën publike

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion” ku komentoi atentatin e pasdites së djeshme pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit ndërsa mbeti i plagosur miku i tij, Muçi Shaljani.

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje mjaft interesante nga jeta e Gilmando Danit duke thënë se ky i fundit shoqërohej gjatë gjithë kohës nga Muçi Shaljani dhe qëndronte në hotelin e tij, “Ramel” i cili ka zënë hapësirë publike në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala ngre pikëpyetje të forta se mbetet e çuditshme se si nuk ka asnjë procesverbal për ish-të dënuarin.

“Gilmando Dani shoqërohej gjithë kohën me Muçi Shaljanin. E çuditshme se si policia nuk ka asnjë procesverbal për këtë ish të dënuar. Ai rrinte me Muçin dhe qëndronte në hotelin e tij që ka zënë hapësirën publike në Tiranë“.-tha Lala.

Muçi Shaljani merrej me marrjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme dhe prej vitit 2018, kishte në pronësi hotel “RAMEL” në Tiranë.

Hotel “RAMEL” në Tiranë

Back to top button
LAJMET E FUNDIT