Regjistrimi me komunikimet e gardës, laboratorët e SPAK “nuk zbërthejnë dot” provën e familjes së Aleks Nikës, i kërkojnë ndihmë të huajve

Në lidhje më audion e dorëzuar nga familjarët e Aleks Nikës, në SPAK ka zhvillime të reja.
SPAK ka këkruar të dijë nga familjarët se si është siguruar regjistrimi. Dhe po ashtu audio nuk është ekspertuar dot nga laboratorët e SPAK. Pasi këta të fundit, nuk kanë mundësi teknike për të kryer një ekspertim të tillë.
Për këtë arsye prova është dërguar për ekspertim në laboratorë jashtë vendit.
Kujtojmë se prova, e cila është një audio e regjistruar,përmban komunikimet në radio të zinxhirit të gardës.