Rama bën ndryshime sërish, largon nga posti zyrtarin e emëruar nga Balluku. Lista e shkarkimeve

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot nga detyra një zyrtar të emëruar nga ministria që kontrollon Belinda Balluku, raporton noa.al.

Vendimi u mor në mbledhjen e qeverisë. Mësohet se u vendos lirimi i Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Më herët Nufi ishte zëvendës sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë, kryetar i Bordit Menaxhues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, anëtar i Këshillit Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ex-officio kryeson Bordin e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeo hapësinor.

Në gusht 2022 Nufi ishte emëruar shef kabineti i Belinda Ballukut.

Në faqen zyrtare të qeverisë thuhet se Ermal Nufi mban pozicionin e Drejtorit të Kabinetit të Zv/Kryeministrit prej Gushtit të 2022, por nuk është e qartë nëse e mban ende këtë detyrë.

Ermal Nufi on X:

Ermal Nufi

Me shkarkimin e Nufit, qeveria vendosi dhe emërimin e Viola Haxhiademi anëtare të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sipas faqes së kryeministrisë, ajo mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që prej muajit Korrik 2019, ndërsa më parë ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Viola Haxhiademi – Abc News

Viola Haxhiademi

Në mbledhjen e sotme u propozuan edhe disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

Po ashtu Rama vendosi lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. /noa.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT