Puthi me zor Jozin në faqe, Stresi ‘mirënjohës’ arsyes: Jam pak kopil me mendje, u tregova strateg

Reperi i njohur Stresi, ka sqaruar publikun për videon virale mes tij dhe ish-banorit të BBVA, Joz Marku, ku Stresi puth në faqe Jozin, pasi sapo kishin bërë paqe.

Stresi thotë se fatmirësisht mosmarrëveshjet mes tyre nuk arrin në përplasje fizike, dhe për këtë reperi i ndihet falënderues arsyes që vendosi në punë në ato çaste.

Kemi qenë mirë, kemi pasur ato mosmarrëveshjet tona. Kemi ndaluar bash në zonën e tij me pi diçka dhe aty u takuam. Jo se na ndaloi dikush. Shyqyr Zotit që nuk ka ndodhur një përplasje fizike, se sot duhet të jesh edhe strateg. Duhet me ditë me fol, me shtru situatën, me qetësu. Ata ishin një grup i madh njerëzish.

Sipas tij, biseda është zhvilluar privatisht dhe të dy kanë vendosur të mbyllin kapitullin mes tyre, pa e lënë çështjen të degradojë.

Kemi folur veçmas dhe e kemi lënë atë muhabet aty. Nga diçka që mund të ishte bërë shumë e madhe, e qetësuam. Jam pak kopil me mendje, s’mundesh me më pa në situata që ia kemi bërë të tjerëve,” u shpreh reperi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT