Projektbuxheti 2026/ Ministri Salla: 580 milionë lekë shkojnë për sektorin e peshkimit

Ministri i Bujqësisë dhe i Zhvillimit Rural Andis Salla ka publikuar këtë të martë, më 18 nëntor, një sqarim lidhur me fondet që parashikohet të shkojnë për sektorin e peshkimit, sipas projektbuxhetit për vitin e ardhshëm.

Kështu, Salla shprehet se ky sektor do të mbështetet me 580 milionë lekë gjatë vitit 2026.

“Sektori i peshkimit do të mbështetet në 2026 me 580 milionë lekë, 10.1% më shumë se një vit më parë, duke synuar përputhje me standardet e BE-së dhe rritje të prodhimit e eksporteve deri në vitin 2027.

Transformimi do të mbështetet përmes tregjeve funksionale, modernizimit të qendrave të rasatit, rritjes së potencialit të Butrintit, infrastrukturës portuale dhe modernizimit të flotës e akuakulturës, kapacitetet njerëzore do të garantojnë përafrimin me legjislacionin dhe kërkesat e Kapitullit 13.”, shkruan Salla.

Fondi i pagave në këtë sektor do të rritet nga 162 milionë lekë në 174 milionë lekë ose 7% më shumë se sa vitin që lëmë pas.

Ndërkohë, sa i përket investimeve të huaja në këtë sektor, ato do të rriten nga 211 milionë lekë në 253 milionë lekë, ose 20% më shumë se sa më parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT