Prezantohet projekti “OSHEE Charge”, shërbimi i ri i karikimit të mjeteve elektrike

Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, kanë prezantuar ditën e sotme, 10 nëntor, projektin “OSHEE Charge”.

Ky projekt, synon karikimin e mjeteve elektrike në vend, si një mënyrë për të shkuar drejt energjisë së pastër, por dhe transportit të qëndrueshëm.

Fillimisht e mbajti fjalën Balluku, e cila u shpreh se ky shërbim i karikimit për mjetet elektrike, është një hap i natyrshëm dhe i domosdoshëm.

Konsumatatorët familjarë do të vazhdojnë të karikojnë mjetet e tyre elektrike me të njëjtin çmim si më parë.

Për ndërtimin e stacionit të parë të “OSHEE Charge”, është zgjedhur një pikë strategjike, ku në pak minuta mund të karikohen 20 automjete elektrike.

Energjia prodhohet nga panelet diellore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT