Policia, IKMT dhe IMT aksion për bllokimin e vilave pa leje në Farkë, Koçiu: Kush del nga leja, nuk do të përfitojë asnjë metër katror! Rama: Do të përballeni me gjoba

Policia e Shtetit, IKMT dhe IMT-ja e Bashkisë Tiranë, janë përfshirë në një aksion për bllokimin e një kompleksi vilash në zonën e farkës në kryeqytet.

Në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook, ministrja për Punët e Brendshme Albana Koçi deklaron se Policia e Shtetit në bashkëpunim me IKMT dhe IMT Tiranë, kanë konstatuar një sërë paligjshmërisë në lidhje me ndërtimet që po zhvillohen në Farkë.

Koçiu i bëri thirrje ndërtuesve, teksa tha se askush që del nga zbatimi i lejes së ndërtimit, nuk do të përfitopjë asnjë metër katrorë nga leja e dhënë.

Jemi në një aksion në zonën e farkës dhe ka të bëjë me garantimin dhe zbatim e ligjshmërisë në të gjitha ato ndërime që janë duke u zhvilluar në këtë territor. Pas inspektimit në terren, Policia e Shtetit në bashkëpunim me IKMT dhe IMT Tiranë, kanë konstatur një sërë paligjishmërisë në lidhje me ndërtimet që po zhvillohen në këtë territor. Ky është një procës që vjen në vazhdën e një sërë masash që lidhen me zaptimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje në gjithë territorin e vendit. Askush që ka një leje ndërtimi apo del përtej lejes së ndërtimit, nuk do të lejohet të përfitojë asnjë metër katrorë se leja e dhënë. Dua që t’i bëj thirrje atyre që ndetojnë apo shesin objekte, do ta kenë të pamundur të përfitojnë asnjë metër katrorë të zabtuar padrejtësisht”, tha Koçiu.

Ndërsa Rama shkruan se ndërtuesit nëse kanë shkelur kushtet e lejes, do të përballen me masat administrative e penale që parasheh legjislacioni në fuqi. Ndërsa po ashtu Rama ka i bërë thirrje edhe qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm kur blejnë prona.

Postimi i Ramës:

Operacioni kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje apo përtej lejes apo lejes për qëllime fitimi, shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikyrësit, inspektorët e me radhë, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale që parasheh legjislacioni në fuqi.

Thirrje edhe qytetarëve të jenë të kujdesshëm kur blejnë prona, duke verifikuar statusin ligjor dhe raportuar çdo rast abuzimi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT