“Po i trajtoni të dobëtit si kriminelë!” ASNJË vendim se ç’do të ndodhë me monopatinat, Albana Koçiu i përgjigjet deputetit: Jemi duke punuar

Në seancën e Komisionit të Sigurisë, deputeti Erald Kapri ngriti shqetësimin lidhur me pezullimin përkohësisht të përdorimi të monopatinave elektrike në Shqipëri, duke e cilësuar këtë masë si një shkelje të parimeve kushtetuese dhe një hap të papranueshëm për një vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Kapri theksoi se, si pasojë e këtij vendimi të Ministrisë së Brendshme, një pjesë e shoqërisë e cila i ka përdorur monopatinat si një mjet transporti, po penalizohet pa pasur një bazë ligjore të qartë.
“Si mundeni ju të ndaloni përdoruesit e monopatinave meqënëse ju nuk keni bërë udhëzimet dhe nga ana tjetër keni shumë hapësirë për ndalimin e këtyre makinave të së fortëve që si ndalon askush. Ju nuk merreni me të fortët por me të dobët, me një pjesë të shoqërisë që punon nga mëngjesi deri në darkë për t’ia dalë. Ka një shqetësim për përdoruesit e monopatinave, por gjithë Europa nuk i ndalon. Unë hapa përdorimin në Vienë, ka një rregull shumë të thjeshtë ata trajtohen si përdorues biçikletash. Ju i keni trajtuar si kriminelë”, iu drejtua Kapri ministres Koçiu.
Ndërkohë në përgjigje të saj, kjo e fundit shpjegoi se pezullimi i monopatinave ka ardhur si pasojë e numrit të lartë të aksidenteve dhe rrezikut që ato përbëjnë, sidomos për fëmijët. Koçiu theksoi se masat drastike për pezullimin e tyre janë marrë edhe në disa shtete të tjera, si në vendet fqinje, deri në hartimin e një legjislacioni të plotë dhe të sigurt.
Sipas ministres, siguria e jetës dhe mbrojtja e qytetarëve janë prioritet dhe se po punojnë për rregullimin e ligjit të përdorimit të monopatinave dhe se shumë shpejt do të prezantojnë projektligjin për përdorimin e tyre.
“Dhe unë besoj është shumë e rëndësishëm ruajtja dhe mbrojtja e jetës dhe sigurisë së fëmijëve tanë në raport me një investim i cili është i rëndësishëm për xhepin e kujto, përmirëson edhe mjedisin për shkak të mosndotjes së tij, por nga ana tjetër besoj fort se ka më shumë rëndësi siguria e jetës, mbrojtja e jetës që i përdor të tilla mjete motorike me rrezikshmëri të lartë dhe pa mjete mbrojtëse. Ne po punojmë që të kemi rregullimet dhe shumë shpejt do ti paraqesim edhe komisionet dhe kuvendit rregullat përkatëse që do e kthejnë përdorimin e këtyre mjeteve ashtu si duhet”, tha Koçiu.
Pjesë nga biseda:
Erald Kapri: Në lidhje me çështjen që ju e pakujdes në lidhje me monopatinat. Në udhëzimin që ju keni nxjerrë theksoni se nuk kemi bazë ligjore, pavarësisht se keni pasur raportime që kemi të bëjmë me burim aksidentesh. Këtu keni shkelur një parim të Kushtetueses, një i ri që shmang trafikun, që ble një produkt, merr dhe kredi për atë, e përdor, shkoni dhe ju ja konfiskoni pa ligj e çon dhe një ambient pa kushte që po shkatërrohen atje dhe thoni që do presim të bëjmë ligj për përdorimin e tyre.
Kjo nuk është një standart i një vendi europian dhe aq më tepër kur ju keni shkelur këtë parim kushtetues. Si mundeni ju të ndaloni përdoruesit e monopatinave meqënëse ju nuk keni bërë udhëzimet dhe nga ana tjetër keni shumë hapësirë për ndalimin e këtyre makinave të së fortëve që si ndalon askush. Ju nuk merreni me të fortët por me të dobët, me një pjesë të shoqërisë që punon nga mëngjesi deri në darkë për t’ja dalë. Ka një shqetësim për përdoruesit e monopatinave, por gjithë europa nuk i ndalon. Unë hapa përdorimin në Vienë, ka një rregull shumë të thjeshtë ata ttrajtohen si përdorues biçikletash. Ju i keni trajtuar si kriminelë.
Koçiu: Atëhere sa i përket monopatinave unë e theksova edhe në fjalën time arsyeja kryesore pse ne shkuam në nëj masë drastike është fakti aksidenteve të shpeshta dhe rrezikshmërisë që krijon për çdo qytetari lëvizja e të tilla mjeteve motorike të rregulluar në legjislacion, të cilat do të duhet të kenë një shpejtësi të normuar, ti ke monopatina sot edhe me 80 km në orë që i përdorine dhe fëmijë pa asnjë masë mbrojtëse.
Kjo ishte arsyeja. Nuk erdhi si një masë e shpifur nga vendi ynë, por edhe nga vendet fqinje të cilat gjithashtu morën një masë drastike për pezullimin e tyre deri në hartimin e një legjislacioni të plotë. Dhe unë besoj është shumë e rëndësishëm ruajtja dhe mbrojtja e jetës dhe sigurisë së fëmijëve tanë në raport me një investim i cili është i rëndësishëm për xhepin e kujto, përmirëson edhe mjedisin për shkak të mosndotjes së tij, por nga ana tjetër besoj fort se ka më shumë rëndësi siguria e jetës, mbrojtja e jetës që i përdor të tilla mjete motorike me rrezikshmëri të lartë dhe pa mjete mbrojtëse.
Ne po punojmë që të kemi rregullimet dhe shumë shpejt do ti paraqesim edhe komisionet dhe kuvendit rregullat përkatëse që do e kthejnë përdorimin e këtyre mjeteve ashtu si duhet.