Plas sherri për Fatos Nanon/ Pedagogu Ermal Hasimja: Ishte i korruptuar, zia është veç e familjes së tij! I kthehet avokati: U bëre “moralist” tani që vdiq, pse s’fole sa ishte gjallë?!!

Vdekja e ish-kryeministrit Fatos Nano ka nxitur një debat në rrjetet sociale, mes atyre që e vlerësojnë figurën e liderit historik të PS, si një personalitet që nuk i vjen më politikës shqiptare; dhe atyre që e kritikojnë për modelin e tij qeverisë.

Së fundmi, një përplasje në rrjetet sociale ka nisur mes pedagogut Ermal Hasimja dhe avokatit Edmond Petraj, me të parin që e ka quajtur Nanon “kryeministrin e një qeverie të korruptuar”, dhe të dytin që thotë se reagimi i pedagogut në ditën e lamtumirës së të ndjerit është veçse një turp.

“Fatos Nano ishte kryeministër i një qeverie të korruptuar. Qeverisja e tij i solli Shqipërisë shumë më pak sesa duhej nga pikëpamja e zhvillimit dhe integrimit. Ai vuri themelet e sistemit klientelist që Rama përsosi.

Nano nuk kishte ndonjë politikë kombëtare koherente e as ishte patriot: mund të takonte Milosheviçin kur ky ishte një parià dhe pastaj të ndihmonte UÇK-në kur ajo nisi të respektohej nga bashkësia ndërkombëtare.

Nga perspektiva historike ai mund të jetë më i mirë se Ramiz Alia apo Edi Rama dhe mund të ketë sjellë frymë më liberale në PS, por sigurisht nuk ishte kryeministër i mirë për Shqipërinë. Ngushëllime familjes dhe PS-së, por dita e zisë është e gjitha e tyre”, shkruan pedagogu Ermal Hasimja.

Këto opinione të tij kanë nxitur një reagim të fortë të avokatit Edmond Petraj, i cili thotë se pedagogu është një njeri i vogël qqë u kujtua të bëhej moralist vetëm pasi Fatos Nano ndërroi jetë, sepse sa ishte gjallë, nuk pati guxim t’ia thoshte.

“Ti, Ermal, s’e the dot asnjë fjalë kur ishin gjallë ata që i sulmon sot, por u kujtove të bëhesh “moralist” kur njeriu nuk mund të përgjigjet më. Kjo nuk është analizë  është frikë e veshur me fjalë të mëdha.

Mbase mendon se je “intelektual kritik”, por në fakt të del në pah ajo që je një njeri i vogël që kërkon madhështi përmes baltës.

Të gjykosh një njeri që nuk është më mes nesh, duke e quajtur “kryeministër i një qeverie të korruptuar” në këtë moment, nuk është analizë  është poshtërim. Një njeri i vërtetë ndalon, respekton dhe nuk përfiton nga vdekja e të tjerëve për të bërë show”, shkruan ndër të tjera avokati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT