Pjesëmarrja në votime 5.09% deri në orën 10:00, Celibashi: Asnjë problematikë me identifikimin elektronik

Deri në orë 10:00, kanë votuar deri më tani, 5.09 % e zgjedhësve në 5 bashki.

Në shifrat e publikuara nga KQZ, rezulton se pjesëmarrja më e lartë shënohet në bashkinë e Matit.

Kështu në Bashkinë e Matit, nga 28 qendra votimit të raportuara nga 47 në total kanë votuar deri më tani 2,311 nga 18,373 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara, ose 12.58 %.

Ndjekur nga Bashkia e Tepelenës ku pjesëmarrja në votim derin në 10:00 rezulton të jetë 8.75 %. Sipas shifrave të KQZ kanë votuar deri më tani 638 nga 7,294 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në Bashkinë Cërrik, deri në orën 10:00 kanë votuar 6.88 % e qytetarëve me të drejtë vote. Referuar shifrave të raportuara nga 28 qendra votimi nga 57 në total kanë votuar deri më tani 1,329 nga 19,327 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë, 5.01 % është pjesëmarrja në Bashkinë e Beratit deri në 10:00, ndjekur nga Bashkia e Vlorës me 3.01 %.

Në Vlorë nga nga 93,305 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara kanë votuar deri më tani 2,804 zgjedhës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë një pasqyrim të situatës së zgjedhjeve të pjesshme që po zhvillohen në 5 bashki të vendit.

“Deri në momentin që flasim nuk janë raportuar problematika në lidhje me fillimin e procesit të votimit në këto 5 bashki. Nuk kemi asnjë problem të raportuar në lidhje me përdorimin e PEI-t. Janë 100% e qv me operatorë, janë paraqitur në detyrë operatorët e pajisjeve të identifikimit elektronik të votuesve. Identifikimi po kryeet në 100% të qv nëpërmjet këtyre pajisjeve. Për shkak të mungesës së mbulimit me rrjet telefonik nuk kemi transmetim në kohë reale nga 18 QV. Ndërkohë në mënyrë alternative po marrim informacionin edhe nga këto QV. Ajo që vlen të theksohet është që nuk kemi pasur asnjë problem me përdorimin e pajisjeve PEI”, tha Celibashi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT