“Përparim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”/ Shpërthen FESTA në selinë e LDK-së, Rama pritet me brohorima (VIDEO)

Procesi i votimit për balotazhin e zgjedhjeve lokale në 18 komuna të Kosovës ka përfunduar në orën 19:00. Të dhënat paraprake nga exit poll-et tregojnë se kryeqyteti nuk i ka shkuar Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kandidati i LDK-së, Përparim Rama, pritet të rizgjidhet kryetar.

Sipas këtyre matjeve, Rama ka siguruar rreth 53.6% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga VV, Hajrulla Çeku, ka marrë 46.4%.

Menjëherë pas publikimit të rezultateve preliminare, Rama dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë, duke shënuar fitoren e pritshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT