“Për herë të fundit më tha mirupafshim mam!” Një vit pa Martinin, e ëma rrëqeth me rrëfimin: Them pse po jetoj… e çova për shkollë e nuk erdhi më

Një vit pa Martin Canin! Fiks 12 muaj më parë, 14-vjeçari u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij pas një sherri banal në një prej rrugicave në afërsi të shkollës “Fan Noli”.

Nëna e Martinit, Florina Cani, në një lidhje direkte për emisionin “Goca &Gra”, foli për të birin, si dhe për muzeun e vogël e ndërtuar në katin e parë të shtëpisë, dedikuar kujtimit të tij.

Ideja ishte e bashkëshortit por edhe e imja që Martinin ta mbajmë këtu me kujtimin e tij, i buzëqeshur dhe i dashur. Nuk duam ta harrojmë edhe pse ai iku në mënyrën të padrejtë. Viti më i vështirë sepse hera herës them pse jetoj, kur kujtoj Martinin që ikte në shkollë. Nuk ka gjë më të fortë se sa ta çosh në shkollë dhe mos të kthehesh më, ishte ditë tmerri. Në ditët e mia më të errëta shqiptarët më kanë ndenjur pranë. Familjarët i kemi pas pran por edhe shqiptarët na kanë respektuar pafund”, tha e ëma.

Florina tregon se për Martinin po shkruan dhe një libër nisur që nga dita që i ka lindur e deri në çastet e fundit të jetës së tij.

Po e vazhdoj librin. Ardhja e Martinit në jetë dhe gjatë rritje ai ishte fëmijë shumë i veçantë. Nga lindja te ajo ditë e mallkuar që i mori jetën nga një bashkëmoshatar. Ai nuk e meritonte këtë. E kujtoj kur mori çantën dhe iku nëpër shkallë, deri kur shkonte te autobusi e shoqëroja me sy. Më tha mami ika, mirupafshim”, tha Florina.

Për familjen e tyre dhimbja është edhe më e madhe, pasi sic tregoi edhe e ëma e Martinit, djali i tyre i vogël nuk e pranon akoma humbjen e të vëllait.

Ja kemi shpjeguar edhe djalit të vogël por ai e ka të pamundur ta pranojë që Martini nuk kthehet më. Por jetojmë në një shoqëri shumë të egër. Stop dhunës dhe bullizmit sepse jeta është e shenjt, në qoftë se ja merr nuk kthehet më mbrapsht. Të gjithë jemi fajtor dhe duhet punë jo neglizhencë”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT