“PD ka dalë e dërrmuar nga 11 maji, strukturat i ka të shkatërruara”/Analistja: Partia e lidhur me fatin e Berishës

Në studion e News Hour, analistja Brizida Gjikondi komentoi procesin zgjedhor të 9 nëntorit, për zgjedhjet e pjesshme vendore. Gjiondi u shpreh se PD përdori një hile që nuk mori pjesë direkt, ndërsa theksoi se edhe vota e Vlorës, është një mesazh që duhet lexuar mirë nga PS. 

“PD përdori një hile që nuk mori pjesë direkt, nuk investoi as strukturat e saj në këto bashki, mbështeti formalisht qytetarë që u ofruan për kryetarë bashkish. U tregua më ‘e ndershme’, në kuptimin që nuk mori pjesë dhe nuk mban pasoja. Ka dalë e dërrmuar nga 11 maji, nuk i ka interesuar të investojë në 9 nëntor, strukturat I ka të shkatërruara. Bëhet fjalë për kryetarë bashkie, jo këshilla bashkiak. Është në krizë për persoanlitete. PS ka pushtet dhe kur ke pushtet je gjithësesi më joshës. 

Sa i takon PS i takon të bëjë një reflektim të thellë. Vota e vlonjatëve flet shumë, ai indiferentizëm që ka qenë dje, ka ndikuar. Kandidatura është e disata herë që vjen me urdhër nga lart, nuk zgjidhet nga baza. 

PD si parti e lidhur me fatin e Berishës. Nga momenti që ai vetë është I kompleksuar komplkeson edhe PD ndoshta është më mirë që të arrijë pikën e fundit si parti, që të ngrihet më fuqishëm. PD i mungojnë zërat që vënë gishtin në plagë.” -tha Gjikondi. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT